qakp loading

Drejtimet që ne i ofrojmë

QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” është shkollë e mesme e lartë që ofron arsim dhe aftësim professional, po ashtu edhe drejtimin e përgjithshëm Gjimnaz. Roli i arsimit dhe aftësimit profesional, arsimit për të rritur dhe arsimi gjatë gjithëjetës është vendimtar në ndërtimin e një shoqërie moderne. Arsimi dhe aftësimi profesional pajis nxënësit me njohuri shkathtësi vlera dhe qëndrime që ju mundësojnë atyre ti plotësojnë nevojat e të sotmes dhe sfidat e së nesërmes.

icon

Ekonomi


Ekonomia është një fushe studimore dinamike, e cila mundëson përgatitjen profesionale për tregun e punës. Ky drejtim zgjat 3 vite ku nxënësi ka mundësi të zgjedhë...

icon

Teknikë


Teknika është drejtim shkollor që mundëson studimin e përgjithshëm të teknologjisë dhe përgatitjen profesionale për tregun e punës. Ky drejtim zgjatë 3 vite ku nxënësi...

icon

Bujqësi


Bujqësia është drejtim shkollor që mundëson studimin e përgjithshëm të bujqësis dhe përgatitjen profesionale për tregun e punës. Në Kosovë, Bujqësia mundëson...

icon

Gjimnazi


Gjimnazi është drejtim shkollor që mundëson studimin e përgjithshëm. Kohëzgjatja e studimeve në gjimnaz është 3 vite. Gjimnazi i përgatit nxënësit për studime universitare...

Mirësevini në shkollën tonë

Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” (QAKP GJNK) është një shkollë me partneritet publiko – private, jo- fitimprurëse që shërben mbi 400 nxënës për shkollimin e mesëm prej klasës së 10-të deri në 12-të në Gjakovë, Kosovë. Kampusi gjendet në qendër të Gjakovës, brenda kompleksit të shkollave të mesme. Nxënësit e QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” përfaqësojnë prejardhje të ndryshme etnike, kulturore dhe racore. Nxënësit zgjedhin shkollën me pritshmëri të mëdha për zhvillim professional të kërkuar nga tregu I punës në Kosovë dhe më gjërë. QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” përbëhet nga Asambleja, Bordi, Stafi menaxhues, Këshilli i mësimdhënësve, Këshilli i prindërve dhe Këshilli i nxënësve. Programet normale të diplomimit janë projektuar që të zgjasin tri vite, ku nxënësit ndjekin shkollën prej moshës 14/15 vjeçare. Të diplomuarit mund të zgjedhin nëse dëshirojnë të angazhohen në aktivitetet e tyre profesionale ose të vazhdojnë me studimet universitare në degët relevante/përkatëse.

Shkolla jonë

QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” është licensuar nga MASHT (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë) dhe Akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për drejtimet profesionale.

Meso me shume

Ngjarjet e shkollës

Njëri ndër qëllimet kryesore të QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” është ofrimi i mundësisë për të gjithë nxënësit që të përfitojnë arsimim dhe përvoja të reja që të janë sa më të përgatitur për jetën.

Publikimet e fundit

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Nunc congue, tortor et vehicula dapibus, leo leo porta orci, non dictum sem massa a magna. Vivamus sit amet erat congue, dapibus turpis in, dignissim dolor.

Misioni dhe vizioni

Misioni i shkollës tone është që përmes arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional të përgatisim tërinjët që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vete dhe për shoqërinë e tyre si qytetarë aktivë dhe të aftë të përmbushin sfidat e zhvillimit social e ekonomik të vendit si dhe të jenë të aftë tu adaptohen / përshtaten ndryshimeve pozitive përmes të mësuarit gjatë tërë jetës.

Të mbështesim të rinjët e Kosovës që të zhvillohen dhe edukohen si qytetarë të përgjegjshëm, të hapur ndaj ndryshimeve pozitive bazuar në vlerat demokratike dhe të përgjithshme duke promovuar mundësitë e barabarta dhe arsimore dhe të punësimit për të gjithë pa dallim.

Mëso më shumë

Pse e keni zgjedhur shkollën tonë

Disa nga aryset kryesore pse të zgjidhni shkollën tonë për një arsim më të suksesshëm.


Akreditimet


Infrastruktura


Alumni


Partneriteti

Stafi

Shkolla ka një staf të kualifikuar në të gjitha drejtimet. Stafi ynë ndihmon studentët tanë që të arrijnë qëllimet e tyre akademike.

Na kontaktoni

Mbani kontakt me ne

Mund të na kontaktoni përmes formave të ndryshme.

+381 (0390) 321-095

Mbreteresha Teute, p.n