qakp loading

Rreth Nesh

Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” (QAKP GJNK) është një shkollë me partneritet publiko – private, jo- fitimprurëse që shërben mbi 400 nxënës për shkollimin e mesëm prej klasës së10-të deri në 12-të në Gjakovë, Kosovë.
Kampusi gjendet në qendër të Gjakovës, brenda kompleksit të shkollave të mesme. Nxënësit e QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” përfaqësojnë prejardhje të ndryshme etnike, kulturore dhe racore. Nxënësit zgjedhin shkollën me pritshmëri të mëdha për zhvillim professional të kërkuar nga tregu I punës në Kosovë dhe më gjërë.

QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” përbëhet nga Asambleja, Bordi, Stafi menaxhues, Këshilli i mësimdhënësve, Këshilli i prindërve dhe Këshilli i nxënësve.
Asambleja përbëhet nga 3 antarë. Bordi përbëhet nga 6 antarë. Stafi menaxhues i QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” përbëhet nga gjithsej 5 individë, ku përfshihet Drejtori i shkollës, Kordinatori për cilësi, Përgjegjësi për administrat dhe financa, Përgjegjësin për Praktikën Profesionale, Përgjësin për Projekte. Këshilli I mësimdhënësve përbëhet nga 30 mësues për edukimin formal dhe jo formal, të gjithë të kualifikuar dhe përgatitur profesionalisht për mësimdhënje. Këshilli I prindërve përbëhet nga 3 prindër. Ndërsa Këshilli i nxënësve përbëhet nga 5 individë.

QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” ndjek Kurrikulën e Re të Kosovës dhe është në përputhje me kërkesat dhe standardet e Ministrisë së Arsimit të Kosovës. Një faktor unik i QAKP GJNK është pjesa e praktikës profesionale. QAKP GJNK është duke pasur qasje në atë se arsimimi dhe trajnimi të plotësohet nga pjesa praktike/stazhet praktike për studentët në organizatat relevante. Periudhat praktike Speciale “në punë” dizajnohen dhe rregullohen me punëdhënësit actual për nxënësit klientë të punësuar “intership”aktualisht nga ta. QAKP GJNK ka mardhënie bashkëpunimi me 103 biznese në Kosovë për praktikën profesionale.
Programet normale të diplomimit janë projektuar që të zgjasin tri vite, ku nxënësit ndjekin shkollën prej moshës 14/15 vjeçare. Të diplomuarit mund të zgjedhin nëse dëshirojnë të angazhohen në aktivitetet e tyre profesionale ose të vazhdojnë me studimet universitare në degët relevante/përkatëse.

QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” është licensuar nga MASHT (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë) dhe Akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për drejtimet profesionale.
QAKP “Gjon Nikollë Kazazi” është licensuar po ashtu nga ECDL (European Computer Driving License Foundation) dhe eiPASS (European Informatics Passport).

Download Detail & well document PDF form