qakp loading

Procedura aplikimit

Procedura e aplikimit në QAKP

Aplikimi

  1. Formulari i aplikimit (I plotësuar plotësisht nga prindi ose kujdestari ligjor)..
  2. Aplikuesit do të regjistrohen për provimin pranues (për të cilën data dhe ora do të njoftohen me rastin e dorëzimit të Formularit të Aplikimit).
  3. Provimi pranues.
  4. Kontrata ligjore mes prindit dhe shkollës (Pas provimit pranues, nënshkruhet në Departamentin e Financave me qëllim të regjistrimit të nxënësit në shkollë).

Dokumentet e kërkuara

  1. Certifikata e lindjes.
  2. Dëftesat e shkollës fillore (transkripti i notave).
  3. Rezultati I testit të arritshmëris.
  4. Raporti mjeksor (jo më i vjetër se 3 muaj).
  5. Letërnjoftimi I prindit apo kujdestarit ligjor (kopje).

Nëse vini nga jashtë Kosovës, ju duhet të shkoni në Ministrinë e Arsimit për të vërtetuar transkriptet.

Të gjitha tarifat (pagesat) për semestrin duhet të paguhen para datës së caktuar nga Zyra e Financës në mënyrë që studentët të pranohen në klasa.

Prindërit dhe nxënësit duhet të jenë të vetëdijshëm për politikat në vijim lidhur me kërkesat shkollore të kurrikulës dhe kujdestarinë e nxënësve:

  • Të gjithë studentët duhet të plotësojnë kërkesat e kurrikulave siç janë përcaktuar në politikat e shkollës.
  • Të gjithë studentët janë të obliguar të bartin uniformën e shkollës (e cila paguhet extra).
  • Të gjitha pyetjet në lidhje me pranimet duhet të drejtohen tek Përgjegjësi për Administratë dhe financa.

Ne shpresojmë t’ju përshëndesim në QAKP “Gjon Nikollë Kazazi”.

Download Detail & well document PDF form